Women’s Association Aureola

download

Ndërmarrja sociale Aureola punon drejt rritjes së punësimit dhe integrimit socio-ekonomik të grave, dhe përfshirjes së tyre në zhvillimin e shoqërisë, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e ambientit.

Disa nga fushat drejt fuqizimit të këtij grupi përfshijnë ndërmjetësimin, këshillimin dhe mentorimin, rrjetëzimin dhe partneritetet, ngritjen e kapaciteteve dhe ofrimin e mallrave dhe shërbimeve.

Aureola konsideron se çelësi kryesor i fuqizimit të grave është që ato të jenë të pavarura në aspektin financiar dhe nga roli tradicional i paracaktuar, andaj fokus të veçantë merr arsimimi i grave, në mënyrë që të arrihet vetëdijësimi për të drejtat e tyre, ngritja e vetëbesimit, dhe pjesëmarrja në procese vendimmarrëse.